Në një lidhje direkte përmes facebookut kryetari i komunës së Bujanocit: Arbër Pajaziti ka sqaruar opinionin rreth ndërtimit të fushës sportive që do të financohet nga federata shqiptare e futbollit. Ai tha se ky teren sportiv do të shërbej për ushtrime dhe trajnime në futboll për fëmijët dhe nuk do të ndërtohet në fshatin Zhunicë siç po flitet, por do të jetë ose në fshatin Bilaç ose në fshatin Raincë, me të vetmen arsye që tereni të jetë në mes Bujanocit dhe Preshevës.

