Gazetari me prejardhje nga Presheva: Nefail Maliqi, i ka reaguar ashpër sot kryetares së Preshevës Ardita Sinanit. Sinani kishte shkruar telegram ngushëllimi për ish kryetarin e PS-së dhe ish kryeministrin Fatos Nanon, duke theksuar se ai ishte një figurë e rëndësishme për Shqiptarët.
“Une kete njeri e mbaj mend vetem per te zeza: Takimi me Miloseviqin ne Krete dhe kur pate thene se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi. dmth ju solidarizoheni me kete? APO HAJT ME SHKRU DIQKA- ka shkruar Nefail Maliqi.
Nuk dihen arsyet pse erdhi ky reagim nga gazetari Maliqi duke e ditur se ai gjatë gjithë kohës e promovonte dhe e mbështeste zonjën Ardita Sinani.

