Mon. Feb 9th, 2026

Memeti: Ragmi Mustafa ka marrëveshje me serbët e SNS

Kryetari i Alternativës për Ndryshim ka shkruar sot se Ragmi Mustafa ka bërë marrëveshje me serbet e SNS për në komunën e Preshevës. Ai gjithashtu shtoi se koalicioni Pvd, Pdsh dhe Aleanca funksjonojnë me marrëveshje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Ragmi Mustafa dhe marrëveshjet e fshehta me SNS-in

Koalicioni aktual në Preshevë, i përbërë nga PVD, PDSH dhe Aleanca, funksionon sipas një marrëveshjeje ku është prezantuar edhe nga vetë Ragmi Mustafa, ku pushteti është ndarë në mënyrë të barabartë, 50% për PVD(Aleanca hyn në kuotën PVD-së) dhe 50% për PDSH-në.

Mirëpo, në punësimet e fundit, ku janë punësuar 6 persona me kontratë të përhershme në administratën komunale, ndarja ka qenë ndryshe. Në vend që të punësoheshin 3 persona nga PVD-Aleanca dhe 3 nga PDSH, sipas marrëveshjes, punësimet janë bërë ndryshe:

  • 3 persona nga PVD-Aleanca(2 PVD dhe 1 AL)
  • 1 person nga PDSH dhe 2 persona nga komuniteti serb

Kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me një marrëveshje të fshehtë midis Ragmi Mustafës dhe SNS-it, ku pjesë e marrëveshjes është punësimi e vajzës së tij në Shtëpinë e Shëndetit.

Ashtu siç kishte bërë edhe vitin e kaluar, ku nëpër kafenetë e Vrajës bëri pazare për pozitën e Kryetarit të Organit të Përkohshëm, Ragmi Mustafa edhe këtë herë ka vepruar njejt, duke e përdorur pushtetin për pazare të ulta që lidhen ngusht me interesa personale dhe familjare.

Related Post