Sun. Oct 12th, 2025

Mozzik: Hekuran Murati dhe Dimal Basha dhanë urdhër për të më arrestuar në Aeroport

Këngëtari i njohur Gramoz Aliu, i njohur në muzikë si Mozzik, ka reaguar sonte rreth arrestimit të tij në aeroportin e Prishtinës, kinse për orën që e kishte me vete.

Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë.

Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë.

Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni 👍. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro 🫡.

Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?!

Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush 😉.

Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!

Suksese!
Mozzik
23 shtator 20:50

Related Post