Mon. Oct 13th, 2025

Pajaziti takon ambasadoren e Suedisë

Sot prita në një takim Ambasadoren e Suedisë në Beograd, Sh.S. Charlotte Sammelin, si dhe përfaqësuesin e UNHCR-it në Serbi, Sofian Agjalli.

Biseduam mbi zhvillimet politike në komunën tonë dhe më gjerë, duke ndarë qëndrime dhe ide mbi sfidat e përditshme me të cilat përballemi.

Nga Ambasadorja mora mbështetje të pakushtëzuar për qeverisjen tonë lokale, si dhe inkurajim për vazhdimin e punës sonë drejt forcimit të institucioneve komunale.

Diskutuam edhe për çështjen e integrimit të shqiptarëve në instancat shtetërore, ku Ambasadorja premtoi se do të luajë rolin e saj konstruktiv në komunikimin me qeverinë e Serbisë.

Gjithashtu, shpalosëm disa ide të zhvillimit ekonomik për komunën tonë, përfshirë edhe inicimin e projekteve me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Në fund, theksova se partneriteti me përfaqësitë diplomatike është pjesë e politikave tona zhvillimore dhe një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e Bujanocit-ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Bujanocit- Arbër Pajaziti.

Related Post