Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar sot se, në emër të komunës së Bujanocit ka dhuruar një Furgon shtëpisë së shëndetit.
Ai tha furgoni do të shërbej kryesisht për transportin e pacientëve që kryejnë dializë, duke lehtësuar udhëtimin e tyre të përditshëm dhe duke u mundësuar trajtim më të qetë e të sigurt.
Ky gjest është dëshmon përkushtimin tonë për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçanërisht atyre që përballen me sfida shëndetësore-përfundoi Pajaziti.