Mon. Oct 13th, 2025

Trump shkruan pas takimit të sotëm me liderët Europian dhe presidentin e Ukrainës

Para pak çastesh presidenti amerikan Donald Trump, në një njoftim në facebook ka spejguar takimin e sotëm të liderëve europian dhe presidentin e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë.

Shkrimi i plotë i tij:

Pata një takim shumë të mirë me mysafirë të shquar, presidentin Volodymyr Zelenskyy, të Ukrainës, presidentin Emmanuel Macron, të Francës, presidentin Aleksandër Stubb, të Finlandës, kryeministren Giorgia Meloni, të Italisë, kryeministrin Keir Starmer, të Mbretërisë së Bashkuar, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, President i Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, të cilët përfunduan në një takim të mëtejshëm në Zyrën Ovale Gjatë takimit diskutuam për Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat Garanci do të siguroheshin nga vendet e ndryshme të Evropës, me një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë shumë të lumtur për mundësinë e PAQES për Rusinë/Ukrainën. Në përfundim të takimeve, telefonova presidentin Putin, dhe fillova organizimet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, mes presidentit Putin dhe presidentit Zelenskyy. Pasi të zhvillohet ai takim, do të kemi një Trilat, që do të ishin dy Presidentët, plus unë. Përsëri, ky ishte një hap shumë i mirë, i hershëm për një Luftë që po zhvillohet për gati katër vjet. Nënpresidenti JD Vance, sekretari i shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special Steve Witkoff, po koordinohen me Rusinë dhe Ukrainën. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Donald Trump

Related Post