Mon. Oct 13th, 2025

28 Dhjetor 2025 do të jetë data e zgjedhjeve në Serbi?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund të mbahen më 28 dhjetor, dhe kreu i SNS-së është afër këtij vendimi, pohojnë burime politike të Danas, megjithëse janë në qarkullim edhe datat në tetor dhe janar, megjithatë vlerësimi shkon drejt datës së përmendur në dhjetor.

Edhe vet presidenti serb Vucic , sot para gazetarëve e pranoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ai tha sot se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të thirren në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin para afatit (kjo mbledhje e Kuvendit u zgjodh në dhjetor 2023 për një mandat katërvjeçar), por ai nuk specifikoi se kur do të ndodhte kjo.

“Sigurisht që do të kemi zgjedhje para afatit kushtetues dhe ligjor”, u tha ai gazetarëve në Beograd, pasi priti atletët e rinj.

Kështu iu përgjigj ai pyetjes së gazetarit në lidhje me kërkesën e studentëve në bllokadë për të thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilët, për shkak se ai nuk e ka bërë ende, e quajnë frikacak.

Related Post