Mon. Oct 13th, 2025

Ragmi Mustafa i jep projekte milionëshe vëllaut të tij

Kryetari i Alternativës për Ndryshim -Visar Memeti, ka thënë sot se : Ragmi Mustafa-zv kryetari i komunës së Preshevës, ka përuruar sot projektin milionësh të vëllaut të tij.
“Pas shpërblimit që ia bëri vëllaut të tij në fillim të vitit me 8 tenderë të përshpejtuar në vlerë prej 3 milionë dinarë, tash Ragmi Mustafa del krenar për t’ia prerë shiritin punimeve të kryera nga kompania e Vrajës, ku me këtë kompani në Preshevë operon vëllau i tij.

Derisa qytetarët e Preshevës po vuajnë prej muajsh për ujë të pijshëm dhe këta nuk kanë mjete për hapjen e bunarëve, Ragmi Mustafa dhe vëllau e tij vazhdojnë të pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve me tenderë milionësh.

Mirëpo Ragmija vazhdon me moton: “Së pari familjarët, e pastaj qytetarët!”-përfundon Memeti.

Related Post