Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, sot gjatë vizitës së tij në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ka prezantuar aparatin CTG, një pajisje moderne dhe shumë e rëndësishme që komuna e ka pajisur shtëpinë e shëndetit- konkretisht repartin e gjinekologjisë.
Ky investim bënë të mundur që gratë shtatzëna nga Bujanoci dhe rrethina të mos kenë më nevojë të udhëtojnë në Vranjë apo në klinika private për këtë shërbim, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur sigurinë gjatë shtatzënisë.
Pajaziti ftoi qytetaret e Bujanocit të përfitojnë nga ky shërbim i ri, i cili tashmë ofrohet në mënyrë të rregullt dhe falas në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.